Grupi i parë i të evakuuar nga Emiratet e Bashkuara mbërrin në Shkup

Në Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit ka mbërritur avioni nga Dubai me grupin e parë të shtetasve të Maqedonisë së Veriut të evakuuar. Me këtë fluturim të organizuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe ka nisur procesi i evakuimit të shtetasve të Maqedonisë së Veriut nga vendet e Lindjes së Mesme, i cili do të realizohet përmes fluturimeve komerciale çarter.
Qytetaret e evakuuar u pritën nga ministri i Jashtëm Timço Mucunski.
“Në Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit mbërritën 151 pasagjerë, pjesë e grupit të shtetasve RMV-së që qëndronin në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe që u evakuuan me sukses dhe në mënyrë të sigurt, duke u kthyer në vend.
Procesi i evakuimit u koordinua dhe u realizua plotësisht nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, në bashkëpunim me institucionet kompetente. Kjo edhe një herë konfirmon gatishmërinë dhe kapacitetin institucional të shtetit për të reaguar shpejt, në mënyrë të koordinuar dhe me përgjegjësi në situata krize.
Në ditët në vijim pritet të përfundojë edhe evakuimi i shtetasve të tjerë maqedonas nga zonat e prekura në Lindjen e Mesme”, ka shkruar Timço Mucunski – ministër i Punëve të Jashtme.



