Sulmet iraniane/ SHBA pezullon operacionet në ambasadën e saj në Kuvajt

SHBA-ja ka pezulluar operacionet në ambasadën e saj në Kuwait City, në mes të sulmeve të vazhdueshme ndaj Iranit dhe kundërpërgjigjeve në të gjithë rajonin e Gjirit, transmeton Anadolu.

Departamenti i Shtetit tha se nuk është raportuar për të lënduar mes personelit amerikan, por theksoi se siguria e amerikanëve jashtë vendit mbetet prioriteti kryesor.

Departamenti i Shtetit tha se paralajmërimi i udhëtimit për Kuvajtin mbetet në Nivelin 3, duke u bërë thirrje qytetarëve amerikanë të shqyrtojnë udhëzimet e përditësuara dhe duke këshilluar amerikanët në vend që të largohen nëse mund ta bëjnë këtë në mënyrë të sigurt përmes transportit komercial ose mjeteve të tjera të disponueshme.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, gjithashtu zhvilloi një bisedë me ministrin e Punëve të Jashtme të Kuvajtit, Sheikh Jarrah Jaber Al-Ahmad Al-Sabah, duke shprehur ngushëllime për ushtarët e Kuvajtit të vrarë në sulmet e fundit dhe duke falënderuar Kuvajtin për reagimin ndaj kërcënimeve nga Irani.

Tensionet janë rritur në Lindjen e Mesme pasi SHBA-ja dhe Izraeli nisën sulme ajrore ndaj Iranit duke filluar nga 28 shkurti, të cilat kanë vrarë më shumë se 900 persona, përfshirë liderin suprem të Iranit, Ali Khamenei dhe të paktën 165 nxënëse.

Irani është kundërpërgjigjur me sulme me dronë dhe raketa që synojnë objekte të lidhura me SHBA-në në vendet e Gjirit.

Gjatë fundjavës, një sulm me dron në Kuvajt vrau gjashtë ushtarë amerikanë në një qendër taktike operacionale.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button