“Presidenti të zgjidhet nga populli!”- Nuk u plotësua kuorumi, dështon seanca plenare për ndryshime kushtetuese në Kosovë!

Shkak i dështimit të seancës plenare ishte mosplotësimi i kuorumit në Kuvend, pasi numri i deputetëve në sallë ishte i ulët.

Të pranishëm ishin vetëm 93 deputetë, përfshirë 9 nga komuniteti joshumicë, nga 120 deputetë sa ka Kuvendi.

Për kalimin e amendamenteve nevojiteshin votat e dy të tretave të të gjithë deputetëve të Kuvendit, përfshirë dy të tretat e të gjithë deputetëve nga komunitetet joshumicë.

Në seancë munguan deputetët e Listës Serbe, e cila ka 9 vende.

Prandaj, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu nuk i hodhi fare në votim amendamentet dhe tha se do të ketë seancë të re. Haxhiu, njoftoi se seanca e ardhshme do të mbahet pas gjysmë ore, pra në orën 22:00.

Nuk është e qartë nëse pas 30 minutave do të ketë deputetë të mjaftueshëm për t’i kaluar ndryshimet kushtetuese në votim.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button