VLEN: Mirëpresim vendimin e Kushtetueses që konfirmon shqipen në etiketat e produkteve

Koalicioni VLEN e mirëpret vendimin e Gjykatës Kushtetuese, me të cilin u konfirmua obligimi që deklaratat, etiketat dhe dokumentet shoqëruese të produkteve të jenë edhe në gjuhën shqipe, duke i dhënë fund një debati të panevojshëm e të hapur artificialisht.

Ky vendim nuk shpik asgjë të re, por vetëm e vendos në vendin e duhur një fakt kushtetues dhe shoqëror. Shqiptarët janë popull konstitutiv në këtë shtet dhe gjuha shqipe është pjesë normale e jetës publike dhe ekonomike.

Informimi i qytetarëve në gjuhën e tyre për përbërjen, përdorimin dhe sigurinë e produkteve është çështje e mbrojtjes së konsumatorit dhe e respektimit të të drejtave themelore. Në të njëjtën kohë, kjo forcon transparencën në treg dhe u jep qytetarëve mundësi reale për krahasim dhe vendime të informuara.

VLEN, në kuadër të përgjegjësisë qeverisëse, do të sigurojë që përmes Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës dhe mekanizmave inspektues, ky obligim të zbatohet plotësisht në të gjithë tregun.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button