Bien mbetjet e një droni në Abu Dhabi, plagosen gjshtë persona

Gjashtë persona u plagosën sot pasi mbetjet e një droni të kapur ranë në Abu Dhabi, thanë autoritetet e Emirateve të Bashkuara Arabe.

Në një deklaratë, Zyra e Medias e Abu Dhabit tha se mbetjet e dronit ranë në dy vende në lagjen ICAD II në qytet, pasi sistemet e mbrojtjes ajrore kapën me sukses një dron.

Mbetjet që ranë shkaktuan lëndime nga të lehta deri në të moderuara midis gjashtë punëtorëve të kombësive pakistaneze dhe nepaleze, shtoi ajo.

Sulmet erdhën ndërsa Izraeli dhe ShBA-ja kanë vazhduar një ofensivë në shkallë të gjerë ndaj Iranit që nga e shtuna, duke vrarë të paktën 926 persona, përfshirë Udhëheqësin Suprem Ali Khamenei dhe zyrtarë të lartë ushtarakë.

Irani është hakmarrë me sulme me dronë dhe raketa që synojnë Izraelin, si dhe vendet e Gjirit.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button