Vdekja tragjike e nënës dhe vajzës në Shkup, paraburgim 48 orë për të dyshuarin kryesor

Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka kërkuar masën e paraburgimit afatshkurtër prej 48 orësh për të dyshuarin kryesor në rastin e vdekjes së nënës dhe vajzës së saj në Karposh, ndërsa Gjykata Themelore Penale e ka pranuar propozimin, transmeton TV21.

Nga Prokuroria bëjnë të ditur se masa është caktuar për sigurimin e provave, pasi ndaj tij ekzistojnë dyshime për veprat penale lëndim trupor, rrezikim të sigurisë dhe shtytje e ndihmë në vetëvrasje. Ngjarja ndodhi më 2 mars, kur nëna dhe vajza e saj gjashtëvjeçare humbën jetën pas rënies nga një ndërtesë në Karposh.
Ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski, deklaroi se para ngjarjes kishte pasur një konflikt mes bashkëshortëve, ndërsa njoftoi se ndaj bashkëshortit do të ngrihen padi penale me procedurë të shpejtë.

Sipas autoriteteve, ndaj tij më herët janë regjistruar dhjetë kallëzime penale për vepra nga fusha e krimit të dhunshëm, kundër pronës dhe trafikimit të paligjshëm të drogës.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button