Lufta në Iran, mbyllet përkohësisht Ambasada Amerikane në Kuvajt

Ambasada amerikane në Kuvajt njoftoi nëpërmjet një postimi në platformën X se do të mbetet e mbyllur deri në njoftim të mëtejshëm.
Në deklaratën e shpërndarë në X thuhet se vendimi është marrë për shkak të “tensioneve të vazhdueshme rajonale”.
“Kemi anuluar të gjitha takimet konsullore, të rregullta dhe emergjente”, thuhet në postim.
Më herët, Departamenti i Shtetit i SHBA-së u bëri thirrje amerikanëve në shumë pjesë të Lindjes së Mesme, përfshirë Kuvajtin, që të largohen me mjete komerciale, për shkak të “rreziqeve serioze të sigurisë”.
Mbyllja e ambasadës në Kuvajt vjen pasi Ambasada amerikane në Riad u sulmua nga dy dronë gjatë natës.



