Sali dhe Begaj në Shkup: Mbështetje për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut

Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali, së bashku me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, kanë vizituar Shtëpia Përkujtimore e Nënës Terezë në Shkup.
“Në zemër të Shkupit, së bashku me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, e vizituam Shtëpinë Përkujtimore të Nënës Terezë”, thuhet në njoftimin e Saliut.
Ai theksoi se trashëgimia e Nënë Tereza mbetet një frymëzim i përhershëm. “Trashëgimia e Nënë Terezës mbetet frymëzim i përhershëm për punën e saj, solidaritetin dhe shërbimin ndaj njerëzimit”, citohet më tej në deklaratë.
Gjatë vizitës, sipas njoftimit, është theksuar edhe rëndësia e thellimit të bashkëpunimit institucional ndërmjet dy vendeve. “Theksuam rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve tona, si dhe përkushtimin për të mbështetur shqiptarët në Maqedoninë e Veriut në ruajtjen e identitetit të tyre kombëtar dhe në promovimin e trashëgimisë sonë kulturore e shpirtërore”, thuhet në njoftim.



