Instituti i Shëndetit Publik: Gripi qetësohet por “alarmi” mbetet

Numri i rasteve të reja të gripit, sipas Institutit për Shëndet Publik, është për 3.2% më e ulët se java paraprake. Gjithsej 1.113 raste të gripit ose sëmundje të ngjashme me gripin janë regjistruar në javën e fundit, respektivisht nga 16 deri më 22 shkurt.

Numri më i madh i rasteve të gripit shënohet tek grupmosha 15 – 64 vjet me 621 persona, 185 janë fëmijë të moshës 5 – 14 vjec, 164 të moshës 0 deri 4 vjec, kurse 143 janë persona mbi 65 vjec.

Shkupi me 669, Strumica me 81, Prilepi me 61, Tetova me 50 dhe Ohri me 37 paraqiten si qytete me më shumë infektime të reja nga gripi.

Sipas ISHP-së, gjatë sezonit 2025 – 2026 numri I rasteve të përgjithshme me grip shkon në 14.984, kurse deri tani janë regjistruar edhe katër viktima.

Deri në javën e kaluar , sipas autoriteteve të shëndetësisë, në vendin tonë, vaksinën anti-grip e kanë marrë 79.118 persona.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button