Izet Mexhiti: Ilir Demiri deputet i ri i VLEN-it, të gjithë po punojnë që VLEN të jetë një parti

Kryetari i Çairit, Izet Mexhiti, pas pritjes që ja bëri presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj u pyet lidhur me zhvillimet Brenda VLEN-it.
Mexhiti tha se kërkesa e votuesve dhe strukturave partiake është e qartë dhe se ata dëshirojnë bashkimin e VLEN-it.
Ai tha se konform kësaj kërkesa liderët e partive janë duke vepruar. Mexhiti përmendi veprimin e Besës për të shkarkuar organet e Besës, ndërsa tha se këtë po e bën edhe Fetahu dhe Azir Aliu, deputetja Mimoza Musa, si dhe Ilir Demiri, për të cilin tha se është deputeti i radhës që i bashkëngjitet VLEN-it.
“Këto ditë me siguri po përgatitet edhe Lëvizja Demokratike që të thirret kuvendin themelues për tu shkrirë dhe për ta bërë VLEN-in një parti”, tha Mexhiti.
I pyetur nëse Alternativa nuk e pranon idenë me bashkëkryetar por kërkon me rotacion, Mexhiti tha se po bisedohet me argumente pro dhe kontra. Sipas tij parësore është që VLEN-i të jetë një.
“Pjesa dërmuese e faktorëve brenda VLEN-it janë për konceptin bashkëkryetar por normal që këtu është edhe Alternativa dhe bashkë do vazhdojmë dhe këtu nuk ka aspak shqetësime për mendimet e ndryshme”, tha Mexhiti.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button