Zëvendëskryeministri serb Daçiq shtrohet në spital për shkak të pneumonisë së rëndë

Zëvendëskryeministri i Serbisë dhe njëherësh ministri i Brendshëm dhe kryetari i Partisë Socialiste të Serbisë (SPS), Ivica Daçiq, u shtrua në Klinikën e Pulmonologjisë të Qendrës Klinike të Serbisë për shkak të pneumonisë së rëndë, raporton Anadolu.

Ndihmësdrejtori për Pulmologji, Spasoje Popeviq deklaroi mbrëmë se gjendja shëndetësore e ministrit është shumë e rëndë dhe se tre ditët e ardhshme do të jenë vendimtare.

“Ai është aktualisht në ventilim mekanik, po merr gjithçka që i nevojitet, të gjitha ilaçet, terapinë, me atë respirator, i cili është një metodë trajtimi. Po blejmë gjithçka që këto ilaçe të funksionojnë dhe po luftojmë për jetën e tij. Pneumoni e rëndë dhe luftë për jetën e tij”, tha mjeku Popeviq.

Popeviq saktësoi se Daçiq u shtrua dje në spital në orën 16:30 në Klinikën e Pulmonologjisë dhe theksoi se është ende shumë herët për të dhënë një parashikim.

“Është shumë herët, por po përpiqemi dhe mendoj se po arrijmë ta stabilizojmë gjendjen e tij deri diku. Ditët në vijim do të na japin përgjigje se si të vazhdojmë. Jemi vazhdimisht pranë tij dhe kjo është e gjitha që mund të them në këtë moment”, shtoi mjeku Popeviq për mediat lokale.

Daçiq u vizitua mbrëmë në Qendrën Klinike të Serbisë nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq, së bashku me anëtarë të qeverisë.

“Ne vizituam të gjithë së bashku Zëvendëskryeministrin dhe kryetarin e Partisë Socialiste të Serbisë. Situata është e vështirë, por ne besojmë te mjekët dhe ne besojmë tek ai dhe lutemi për të”, tha Vuçiq, duke iu drejtuar mediave përpara Qendrës Klinike të Serbisë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button