Kuvendi i RMV-së e miratoi nevojën për uljen e pagave të zyrtarëve

Kuvendi sot, në kuadër të seancës së 89-të plenare, e përcaktoi nevojën për miratimin e pakos së ligjeve me të cilat bëhet nivelizimi i pagave të personave të zgjedhur dhe të emëruar. Me këto ligje parashihet që pagat e këtyre personave të ulen deri në 13.000 denarë, raporton MIA.

Bëhet fjalë për ndryshime në Ligjin për deputetët, Ligjin për pagë dhe kompensime të tjera të personave të zgjedhur dhe të emëruar, Ligjin për pagat e prokurorëve publikë, Ligjin për pagat e gjyqtarëve, Ligjin për pagat e anëtarëve të Këshillit të Prokurorëve Publikë të Republikës së Maqedonisë, Ligjin për pagat e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë,

Me këto ligje, siç arsyetoi propozuesi – deputeti i VMRO-DPMNE-së, Bojan Stojanoski, vendosen nivele reale të pagave. Stojanoski shpjegoi se me këto zgjidhje të propozuara bëhet ndërhyrje në koeficientët dhe se kjo zgjidhje ligjore është në përputhje me Kushtetutën dhe nuk mund të ankimohet në Gjykatën Kushtetuese.

Kuvendi nuk e miratoi Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për pagën minimale, me të cilin propozohej që paga minimale të rritet në 600 euro, i paraqitur nga deputetët e opozitës. Deputetët e opozitës theksuan se paga minimale nuk është vetëm një shifër, por, siç thanë, është çështje nëse një familje do të mund ta paguajë faturën e energjisë elektrike dhe nëse do të ketë mjaftueshëm ushqim deri në fund të muajit. Ata potencuan se “rritja e pagës minimale do të thotë investim në kapitalin tonë më të madh – punëtorët”, sepse investimi në punëtorët, siç u shprehën, është investim në ekonomi, pasi nuk ka ekonomi pa punëtor të kënaqur.

Ndryshe, Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë më 4 shkurt e paraqiti një iniciativë në Kuvend dhe grupet parlamentare për të ulur pagat e funksionarëve me 80 përqind. Aty thuhet se neni 11 i Ligjit për pagat dhe kompensimet e tjera të zyrtarëve ndryshohet dhe shton se baza për llogaritjen duhet të jetë paga minimale, sipas të dhënave nga Enti Shtetëror i Statistikave. Ata shtojnë gjithashtu se koeficientët për përcaktimin e kompensimit të pagave të anëtarëve të parlamentit në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe personave të tjerë të zgjedhur dhe të emëruar të ulen me 40 përqind.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button