Shtyhen dy seancat gjyqësore kundër Ramiz Merkos

Gjykata e Strugës i shtyu dy seancat e caktuara për sot kundër ish kryetarit të Strugës, Ramiz Merko për vendosjen e jashtëligjshme të pllakës përkujtimore në hyrje të ndërtesës komunale dhe për marrëveshje të lidhur për ndriçimin e një pjese të shtratit të lumit Drini i Zi.

Arsye për shtyrjen, sipas gjykatësit Jordan Jovanov, është pengesa e përkohshme për punë për shkak të ndërhyrjeve operative të të akuzuarit.

Seancat e fundit për këto lëndë ishin në nëntor, kur ishin shtyrë për shkak të mungesës së avokatit të Merkos, për çka Gjykata e dënoi në të holla nga 1.000 euro për lëndë, ndërsa ishin shtyrë edhe terminet në dhjetor. Seanca e ardhshme është caktuar në fillim të prillit.
Lënda me pllakën është në fazën përfundimtare, përderisa me ndriçimin e shtratit të lumit Drini i Zi duhet të fillojë nga fillimi.
Si kryetar i Strugës, Merko në mars të vitit 2024, ka vendosur pllakë përkujtimore në hyrje të ndërtesës komunale, me të cilën, sipas akuzës, ka nxitur urrejtje etnike dhe përçarje mes banorëve të Strugës, me çka ka kryer vepër penale të paraparë në nenin 27 të Ligjit për përmendore dhe pllaka përkujtimore.

Kundër tij zhvillohet procedurë edhe për lidhje të marrëveshjes për ndriçim të një pjese të shtratit të lumit Drini i Zi, pa leje nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

Sipas aktakuzës, si kryetar komune, ai i ka tejkaluar autorizimet e tij zyrtare dhe ka lidhur kontratë për ndriçimin e një pjese të shtratit të lumit Drini i Zi, pa marrë më parë leje për menaxhimin e ujërave nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor. Kjo i ka mundësuar kontraktorit të instalojë pajisje ndriçimi në ujërat e lumit në gjatësi prej 900 metrash në të dyja anët e shtratit të lumit, gjë që, sipas raportit të ekspertizës së Prokurorisë, një instalim i tillë prej 300 pajisjesh ndriçimi ndikoi negativisht në regjimin ujor, morfologjinë e sipërfaqes së ujit dhe sistemin hidrobiologjik në lum. Për zbatimin e projektit, buxheti i Komunës është dëmtuar me mbi 6 milionë denarë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button