Gjuriqi takohet me Rubion, përmend forcimin e marrëdhënieve Serbi–SHBA

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Marko Gjuriq, ka njoftuar se është takuar me Sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio.
Në një postim në platformën “X” të martën në mbrëmje, Gjuriq ka thënë se po punojnë bashkë për ta bërë 2026-tën vit të rëndësishëm për marrëdhëniet Serbi-Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Gjithmonë kënaqësi të takohem me Rubion, teksa punojmë së bashku për ta bërë vitin 2026 një vit vërtet të shkëlqyer për marrëdhëniet Serbi-SHBA”, ka shkruar ai.
Ndryshe nga Gjuriqi, Rubio nuk ka njoftuar asgjë publikisht lidhur me këtë takim.



