Elezi: Përballja e Grubit me drejtësinë, lajm i mirë

Sekretari i përgjithshëm i Alternativës, Amir Elezi në emisionin “Samo Vistina” (Vetëm e vërteta) ka thënë se me rëndësi është se në këto rrethana, Artan Grubi është kthyer që të përballet me drejtësinë dhe ky është lajmi i mirë.
Grubi sot është arrestuar nga ana e MPB-së në vendkalimin kufitar në Bllacë i cili akuzohet për shpërdorim të 8 milionë eurove.
“I gjithë procesi duhet të jetë transparent dhe profesional dhe të dëshmohet se cila është përgjegjësia si zv/kryeministër dhe disa procedura mund edhe të interpretohen individualisht”, ka thënë Elezi.
Në listën e zezë amerikane bashkë me Dodikun
Se si do jetë epilogu i gjithë kësaj, shton Elezi, mos harrojmë se Departamenti amerikan i shtetit (DASH) atë e vendosi në listën e zezë dhe kjo ndikon thellë mbi gjithë procesin se sa ka qenë Grubi i pafajshëm”.
“Nëse kemi parasysh se DASH me siguri ka më shumë burime të të dhënave kur përpilohet një listë e tillë. Grubi është bashkë në listën e zezë me Dodikun dhe kjo është e qartë”, ka thënë Elezi nga VLEN.



