Vritet 25-vjeçari shqiptar në Itali, trupi u zbulua pjesërisht i mbuluar me rërë! Nisin hetimet

Një 25-vjeçar shqiptar është vrarë të premten pasdite në Itali. Trupi i shqiptarit u gjet pranë një tokë pranë rrugës Chivola, e cila të çon nga qendra e Bra-s në fshatin Pollenzo-s. Ka qenë një shofer që po kalonte që vuri re trupin e pajete.

Ai menjëherë njoftoi autoritetet të cilat raportojnë se ai është vrarë me një plumb në kokë. Arma nuk u gjet në vendngjarje, kështu që nuk ka dyshim se ishte një vrasje. Gjithashtu mësohet se trupi u gjet pjesërisht i mbuluar me rërë.

Hetimi për vrasjen po vijojnë ndërsa prokurorja publike Sara ka urdhëruar një autopsi mbi trupin, e cila do të kryhet këtë të shtunë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button