Nis takimi inaugurues i Bordit të Paqes, të pranishëm Osmani dhe Rama

Sapo ka nisur takimi inaugurues i Bordit të Paqes në Uashington.
Ngjarja filloi me një foto familjare, ku të pranishëm ishin presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Osmani e vlerësoi përfshirjen e Kosovës në Bordin e Paqes, si vend anëtar dhe bashkëthemelues, si një nga zhvillimet më të rëndësishme të politikës së jashtme të vendit në vitet e fundit, duke theksuar se ky hap fuqizon drejtpërdrejt subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës.
“Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar të punojë ngushtë me aleatin tonë kryesor, SHBA-të, dhe me Bordin e Paqes për të sjellë rezultate konkrete, për të mbështetur paqen dhe stabilitetin në rajonet e prekura nga konfliktet dhe për të promovuar një të ardhme të bazuar në bashkëpunim, siguri dhe prosperitet të përbashkët”, ka theksuar ajo.



