Qeveria: Lajm i rremë është pretendimi i LSDM-së se familja e kryeministrit ka udhëtuar me avionin qeveritar

Lajm i rremë është pretendimi i LSDM-së se familja e kryeministrit Hristijan Mickoski ka udhëtuar drejt Splitit, Kroaci me avion të qeverisë. Avioni zyrtar, 20 vjet i vjetër, është përdorur ekskluzivisht nga kryeministri Mickoski, pa shoqërues familjarë, për nevoja të tij zyrtare, dhe gjatë një periudhe dyvjeçare, vetëm për 4 udhëtime në rajon – njoftojnë nga Qeveria.

“Hipokrite është sjellja e LSDM-së dhe e liderit Venko Filipçe, i cili në biseda të mbyllura pajtohet për blerjen e një avioni të ri qeveritar, ndërsa publikisht bën krejtësisht të kundërtën, kritikon. Ndërsa LSDM dhe Venko bien dakord me veten, ne bëjmë apel që informacionet që dalin nga kjo parti të merren me shumë kujdes për shkak të qëllimeve të saj spekulative”, theksojnë nga Qeveria.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button