Janevska: Nuk do ta tërheqim Ligjin për arsim të lartë

“Nuk do ta tërheqim Ligjin për Arsimin e Lartë”, deklaroi sot ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, në seancë plenare, duke deklaruar se debatet publike mbi ligjin ende po zhvillohen dhe se kjo po bëhet në të gjitha universitetet. Teksti i projektligjit është në ENER ku të gjitha palët e interesuara mund të lënë komente.

“Nuk do ta tërheq ligjin. Do t’ju shpjegoj se është në të mirë të të gjithëve”, tha Janevska në përgjigje të pyetjes nga deputetja e LSDM-së Bisera Kostadinovska Stojçevska në seancën për çështjet e opozitës, e cila paraqiti një sërë komentesh mbi ligjin dhe, ndër të tjera, kërkoi që ai të tërhiqet.

Ministrja tha se është në dijeni se Ligji për Arsimin e Lartë ka shkaktuar reagime të caktuara që nuk mund të themi se janë të përgjithësuara dhe se ato vijnë nga shumica e palëve të interesuara, përkatësisht studentët dhe stafi mësimor dhe kërkimor universitar.
Në përpunimin e ligjit kanë marrë pjesë mbi gjashtëdhjetë profesorët dhe se do të mbahen një sërë debatesh për ligjin.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button