Kasami inspekton asfaltimin e rrugës drejt Sellcës: Çdo premtim po e kthejmë në realitet

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka bërë të ditur se ka inspektuar nga afër punimet për asfaltimin e rrugës që çon drejt Sellca, duke theksuar përkushtimin e komunës për realizimin cilësor dhe në afat të projekteve infrastrukturore.
“Po punojmë me përkushtim që çdo projekt të realizohet me cilësi dhe në afat, në shërbim të qytetarëve. Çdo premtim e kthejmë në realitet. Çdo vendbanim është i rëndësishëm për ne”, ka shkruar Kasami në një postim publik.

Asfaltimi i kësaj rruge pritet të përmirësojë ndjeshëm qarkullimin dhe lidhjen e zonës me Tetovën, duke lehtësuar lëvizjen e banorëve dhe zhvillimin lokal. Komuna e Tetovës ka paralajmëruar vazhdimin e investimeve infrastrukturore edhe në vendbanime të tjera rurale.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button