Vuçiq i gatshëm për antarësimin e Serbisë në BE pa të drejtë vetoje

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se do të pajtohej me anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian që nuk do të ishte i plotë, duke theksuar se për të më e rëndësishme është qasja në tregun e përbashkët dhe lëvizja e lirë e njerëzve.

Duke folur për gazetën gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, Vuçiq tha se anëtarësimi në BE pa të drejtën e vetos, për Serbinë është i pranueshëm.

“Aspekti më i rëndësishëm për ne është tregu i brendshëm si dhe lëvizja e lirë e mallrave, njerëzve dhe kapitalit”, tha Vuçiq duke shtuar se “këto janë vlerat kryesore që duam t’i arrijmë përmes anëtarësimit në BE”.

Sipas gazetës gjermane, Vuçiq duke pranuar anëtarësimin pa të drejtën e vetos, i është bashkuar kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, i cili së fundmi ka shprehur të njëjtin qëndrim.

“Na merrni në Evropë dhe jam i gatshëm të nënshkruaj se nuk duam të drejtën e vetos”, tha më herët Rama.

Nga BE-ja prej kohës është përmendur mundësia e një forme të tillë anëtarësimi, ku vendet e reja anëtare për vite me radhë nuk do të ishin anëtare të plota ose do të ishin nën monitorim.

Disa qarqe në Gjermani, por dukshëm edhe në Ballkan, vlerësojnë se vetëm në këtë mënyrë mund të hapet një mundësi reale për zgjerimin e BE-së në një të ardhme më të afërt. /TRT Balkan/

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button