Marshi në Prishtinë mbledh mijëra qytetarë, merr pjesë edhe presidentja Vjosa Osmani

Mijëra qytetarë nga të gjitha trojet shqiptare janë mbledhur sot në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinës në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po mbahen të paraburgosur në Hagë nga nëntori i 2020.
Marshi “Drejtësi, jo politik” i organizuar nga Liria ka Emër ka marrë mbështetje edhe nga krerët shtetëror.
E pranishme është edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani.
Familjarët e ish-krerëve të UÇK-së ndjekin marshin nga Haga
Familjarë të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë bërë bashkë në Hagë për ta përcjellë drejtpërdrejt marshin “Drejtësi, Jo Politikë” në Prishtinë, raporton KosovaPress.
Vëllezërit dhe nipat e Thaçit , djali i Jakup Krasniqit dhe familjarë të tjerë po e përcjellin drejtpërdrejt nga televizioni bashkë në Hagë këtë protestë në Prishtinë.
Në Prishtinë janë mbldhur mijëra qytetarë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së. Pjesëmarrëse në këtë marsh, është edhe presidentja Vjosa Osmani.



