Zëvendëskryeministri i Parë Bekim Sali merr pjesë në shënimin e përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës

Me ftesë të Ambasadorit të Republikës së Kosovës në Shkup, Florian Qehaja, Zëvendëskryeministri i Parë Bekim Sali mori pjesë në ceremoninë e organizuar me rastin e përvjetorit të Pavarësisë së Republika e Kosovës.

Në këtë ngjarje u theksua rëndësia historike e 17 shkurtit 2008, datë që shënon shpalljen e pavarësisë së Kosovës – një nga momentet më të rëndësishme në historinë tonë kombëtare. Pavarësia e Kosovës është rezultat i një rrugëtimi të gjatë sakrificash, përpjekjesh dhe angazhimi të palodhshëm për liri, dinjitet dhe shtetndërtim.

Zëvendëskryeministri i Parë Bekim Sali përcolli urimet e tij për popullin e Kosovës, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm dhe forcimit të lidhjeve mes dy vendeve.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button