Galatasaray-Juventus; Zonja e Vjetër në Champions League për të harruar Derbin e Italisë

Këtë mesjavë kthehet Liga e Kampioneve me ndeshjet e fazës së playoffit. Një prej sfidave më interesante të këtij raundi është ajo që do të luhet në Stamboll mes Galatasaray dhe Juventusit.
Zonja e Vjetër do të kërkojë që në këtë përballje të lërë pas Derbin e Italisë me Interin dhe polemikat e forta që shpërthyen dhe të përqendrohet te kjo sfidë me Galatasaray pasi në lojë është kualifikimi në 1/8 e finaleve

Zgjedhjet e Spallettit. Në prag të kësaj ndeshjeje, trajneri toskan i bardhezinjve duket se do të konfirmojë një pjesë të mirë të formacionit që aktivizoi edhe në sfidën e San Siros. Në portë do të jetë sërish Di Gregorie, ndërsa mbrojtja nuk preket; Kalulu i skualifikuar në kampionat do të jetë në krahun e djathtë, me Cambiaso në të majtë, ndërsa në qendër do të jenë Bremmer dhe Kelly. Në mesfushë ka më shumë opsione duke parë edhe rikuperimin e Khephren Thuram që është kthyer në skuadër. Ai që nuk preket është padyshim Manuel Locatelli, ndërsa në krah të tij mund të kthehet pikërisht francezi. Si alternativë janë një mes Mirettit dhe Koopmeiners që nga minuta e parë. Përpara Conceiçao, McKennie dhe Yildiz pritet të luajnë pas Opendës duke qenë se David nuk është grumbulluar për shkak të një problemi fizik
Gjendje e ndryshme shpirtërore. Nëse nga njëra anë Juventusi duhet dhe dëshiron të harrohë humbjen në San Siro, në anën tjetër skuadrës torineze i duhet të frenojë entuziazmin e Galatasaray që kryeson kampionatin turk me 55 pikë dhe që vjen pas fitores 5-1 me Eyuspor dhe për më tepër ka pushuar një ditë më shumë. Në kampionat, skuadra e Buruk ka fituar 4 ndeshjet e fundit dhe duket se nuk ka ndërmend të ndalet. Në Stamboll do të zbresin në fushën e lojës shumë ish lojtarë të Serie A nga Icardi te Osimhen duke kaluar te Noa Lang, Lemina, Torreira, Singo dhe Ayhan. Një skuadër solide që pëson pak gola dhe që në Champions League ka vënë në vështirësi të gjithë klubet e mëdha. Për më tepër, janë ende fantazmat e 2013 kur nën reshjet e borës një gol i ish internistit Sneijder e dënoi Juventusin me eliminim në Ligën e Kampioneve.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button