Trump paralajmëron për “forcë shumë të madhe” nëse dështojnë bisedimet me Iranin

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se SHBA-ja është e përgatitur të dislokojë një “forcë shumë të madhe” nëse negociatat e vazhdueshme me Iranin dështojnë, transmeton Anadolu.

“Nëse nuk arrijmë marrëveshje, do të na duhet”, u tha Trump gazetarëve kur u pyet pse vendosi të dërgojë një aeroplanmbajtëse të dytë në rajon.

“Ajo do të niset. Do të niset shumë shpejt. Ne kemi një atje që sapo ka mbërritur. E kemi gati. Një forcë të madhe, shumë të madhe”, tha ai.

Komentet e tij vijnë pasi mediat lokale raportuan se SHBA-ja do të dërgojë USS Gerald R. Ford në Lindjen e Mesme për të mbështetur grupin goditës të aeroplanmbajtëses USS Abraham Lincoln.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button