Zyrtare/ Anglia “blindon” trajnerin Tuchel, zbulohet kontrata e re

Federata Angleze e Futbollit ka njoftuar zyrtarisht rinovimin e kontratës me trajnerin gjerman Thomas Tuchel deri në vitin 2028.

Sipas marrëveshjes së re, Tuchel do të udhëheqë kombëtaren e “Tre Luanëve” jo vetëm në Botërorin e ardhshëm, por edhe në Kampionatin Evropian që do të zhvillohet në Angli dhe shtetet fqinje.

Zyrtarizimi i marrëveshjes u bë pak orë përpara shortit të Ligës së Kombeve.

Trajneri gjerman, i cili mori detyrën zyrtarisht në janar të vitit 2025, ka regjistruar rezultate pozitive në ndeshjet e para, duke e mbyllur fazën kualifikuese të Botërorit si kryesues i grupit.

Nën drejtimin e tij, Anglia u rendit e para me 10 pikë diferencë nga Shqipëria e vendit të dytë, duke shënuar 22 gola dhe pa pësuar asnjë.

Debutimi i tij ishte pikërisht ndaj Shqipërisë në Londër, ku Anglia fitoi me rezultatin 2-0. Objektivi i bashkëpunimit të zgjatur mbetet rikthimi i Anglisë te trofetë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button