Zv/kryeministri i parë Bekim Sali uron Albulena Haxhiun për zgjedhjen në krye të Kuvendit të Kosovës

Zv/kryeministri i parë Bekim Sali, ka uruar Albulena Haxhiu, për zgjedhjen e saj si Kryetare e Kuvendit të Kosovës.
“Në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, jua përcjell urimet më të sinqerta për zgjedhjen tuaj si Kryetare e Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Konstituimi i Kuvendit përfaqëson një moment të rëndësishëm për funksionimin demokratik të institucioneve dhe për forcimin e rendit parlamentar. Jam i bindur se, nën drejtimin tuaj, Kuvendi do të luajë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e jetës parlamentare dhe në përfaqësimin e interesave të qytetarëve të Republikës së Kosovës.
Shprehim përkushtimin të thellë tonë për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona, në frymën e partneritetit të ngushtë, respektit të ndërsjellë dhe orientimit të përbashkët strategjik”, ka shkruar zv/kryeministri i parë Bekim Sali.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button