Imerlije Saliu uron Albulena Haxhiun për zgjedhjen në krye të Kuvendit të Kosovës

Deputetja e Alternativës dhe koalicionit Imerlije Saliu ka uruar Albulena Haxhiun për zgjedhjen e saj si Kryetare e Kuvendit të Kosovës.
“Urime të përzemërta Albulena Haxhiut për zgjedhjen e saj si Kryetare e Kuvendit të Republikës së Kosovës!
Kosova po dëshmon se, me vullnet politik dhe kulturë institucionale për barazi, gratë jo vetëm që marrin pjesë në proceset vendimmarrëse, por mund të udhëheqin me dinjitet dhe përgjegjësi.
Albulena Haxhiu është një kuadër i dëshmuar dhe shembull frymëzues i lidershipit të grave”, ka shkruar deputetja Saliu.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button