Zv/kryeministri i parë Bekim Sali takohet me ambasadorin austriak Pammer: Reformat dhe rruga drejt BE-së në fokus

Zv/kryeministri i parë Bekim Sali është takuar me ambasadorin e Austrisë, Martin Pammer, në të cilin takim është biseduar për proceset reformuese dhe perspektivën evropiane të RMV-së.
“Shkëmbim mendimesh me ambasadorin e Austrisë, Martin Pammer, për proceset aktuale reformuese dhe perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut.
Gjatë takimit diskutuam për forcimin e bashkëpunimit në fusha kyçe si sundimi i ligjit, administrata publike dhe tranzicioni i gjelbër, si dhe për mundësitë që ofrojnë instrumentet evropiane për mbështetjen e reformave.
Partneriteti me Austrinë mbetet një mbështetje e rëndësishme në rrugën tonë evropiane”, ka shkruar zv/kryeministri i parë, Bekim Sali.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button