Tërmet 4.9 ballë godet Maqedoninë e Veriut, epiqendra në veri të Tetovës

Një tërmet me fuqi 4.9 ballë sipas shkallës Rihter ka goditur sot territorin e Maqedonisë së Veriut. Sipas të dhënave fillestare, epiqendra e lëkundjeve është regjistruar në pjesën veriore të Tetovës.

Lëkundjet janë ndjerë në disa qytete përreth, duke shkaktuar shqetësim te qytetarët, ndërsa deri tani nuk raportohet për dëme materiale apo persona të lënduar.

Autoritetet dhe institucionet sizmologjike pritet të publikojnë të dhëna më të detajuara për thellësinë dhe ndikimin e tërmetit.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button