Gjermania arreston 5 persona, furnizonin fshehurazi Rusinë me pajisje ushtarake

Autoritetet gjermane kanë finalizuar një operacion të gjerë policor duke arrestuar pesë persona të akuzuar për eksportimin e paligjshëm të mallrave drejt industrisë ruse të mbrojtjes. Operacioni, i zhvilluar të hënën (2 shkurt 2026), u përqendrua në qytetin verior të Lübeck-ut, por përfshiu bastisje edhe në Frankfurt dhe Nuremburg.

Sipas prokurorisë, të arrestuarit kishin ngritur një rrjet firmash fiktive për të anashkaluar sanksionet e vendosura nga Bashkimi Evropian pas pushtimit të Ukrainës në vitin 2022. Përmes këtij rrjeti, ata dyshohet se kanë realizuar rreth 16,000 dërgesa drejt Rusisë, me një vlerë totale prej të paktën 30 milionë eurosh.

Përfituesit fundorë të këtyre mallrave ishin 24 kompani ruse të mbrojtjes, pas të cilave besohet se fshihen agjencitë shtetërore të Moskës. Për të humbur gjurmët, grupi përdorte klientë të rremë brenda dhe jashtë BE-së.

Profili i të arrestuarve

Në pranga kanë rënë shtetas gjermanë, rusë dhe ukrainas. I dyshuari kryesor është identifikuar si Nikita S., pronar i një biznesi në Lübeck dhe me shtetësi të dyfishtë gjermano-ruse.

“Që nga fillimi i agresionit rus, i akuzuari dhe bashkëpunëtorët e tij përdorën kompaninë për të siguruar në mënyrë klandestine mallra për industrinë ruse,” thuhet në deklaratën e prokurorëve, ndonëse nuk u specifikua natyra e saktë e pajisjeve të eksportuara.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button