Katër pedofilë në RMV përdhunuan një vajzë 13 vjeçare

Katër pedofilë nga Negotina kanë përfunduar në paraburgim pasi kanë përdhunuar një vajzë të mitur, raporton Portalb.mk.
Më 28.01.2026, zyrtarë policorë Negotina me urdhër të Prokurorisë Themelore Publike Kavadar, privuan nga liria një 40-vjeçar, një 26-vjeçar, një 22-vjeçar dhe një 20-vjeçar nga një fshat i Negotinës, në lidhje me veprën penale “përdhunim fëmijës që nuk ka mbushur 15 vjeç”, e dënueshme sipas nenit 188 të Kodit Penal.
Ata dyshohen se kanë kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë të mitur 13-vjeçare.
Prokuroria sqaroi se më 14.02.2025, të dyshuarit janë marrë vesh dhe me një automjet kanë marrë një vajzë 13-vjeçare, viktimë nga Negotina, me të cilën njëri prej të dyshuarve më parë kishte njohje. Fëmijën e kanë dërguar në një vend jashtë fshatit Krivolak të Negotinës dhe të gjithë kanë kryer marrëdhënie seksuale me viktimën, duke e goditur dhe fyer, pas së cilës e kanë kthyer në Negotinë.
Personat u mbajtën në stacion policor, e më pas u dërguan në Gjykatën Themelore në Kavadar, ku gjyqtari i procedurës paraprake u caktoi masën e paraburgimit për nga 30 ditë, pas së cilës ata u transferuan në Institucionin Ndëshkimor-Korrigjues Burgu i Shkupit për vuajtjen e masës.
Prokurori publik kërkoi nga gjykata që masat të zëvendësohen me paraburgim efektiv, veçanërisht pasi provat e mbledhura deri në këtë moment tregojnë dyshime për një vepër penale të rëndë, për të cilën është parashikuar dënim me burgim prej të paktën 10 vjetësh ose burgim të përjetshëm.



