Avokati i Popullit, Faton Selami: Detyrën do ta ushtroj me profesionalizëm dhe përkushtim

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut ka zgjedhur Faton Selamin në postin e Avokatit të Popullit. Pas zgjedhjes, Selami ka shprehur falënderim për besimin e dhënë dhe është zotuar për ushtrim të detyrës me përgjegjësi të lartë institucionale.

“Shpreh falënderimet e mia për besimin e dhënë përmes kësaj zgjedhjeje”, ka deklaruar Selami në njoftimin e tij publik.

Ai ka theksuar se funksionin do ta ushtrojë në përputhje të plotë me parimet kushtetuese dhe ligjore, duke vënë në qendër interesin e qytetarëve.

“Detyrën do ta ushtroj me profesionalizëm, paanshmëri dhe përkushtim të plotë në shërbim të qytetarëve dhe në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet”, ka theksuar Avokati i ri i Popullit.

Zgjedhja e Selamit vjen në një periudhë kur pritet forcim i rolit të Avokatit të Popullit në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të qytetarëve, si dhe në rritjen e besimit në institucionet shtetërore.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button