VLEN: Fazliu modernizon Librat Amë, dokumentet bazë tashmë merren online

Më pak tollovi, më shumë shërbim për qytetarët. Ky është ndryshimi konkret që VLEN po e sjell në administratën publike, duke e vënë qytetarin në qendër të shërbimeve.
VLEN njofton se, nën drejtimin e drejtorit të Librave Amë, Faton Fazliu, një pjesë e shërbimeve më të kërkuara tashmë mund të kryhen online, pa pritje dhe pa radhë, përmes portalit shtetëror uslugi.gov.mk. Ky hap i rëndësishëm ua kursen qytetarëve kohën, stresin dhe burokracinë e panevojshme.
Aktualisht, online mund të merren: certifikata e lindjes, certifikata e martesës, certifikata e vdekjes, vërtetimi për gjendje të lirë martesore.
Ky zhvillim është dëshmi e qartë e përkushtimit të VLEN për një administratë moderne, funksionale dhe efikase, që i shërben qytetarit dhe jo anasjelltas. Falë angazhimit institucional dhe profesional të drejtorit Faton Fazliu, Librat Amë po shndërrohen në shembull pozitiv të digjitalizimit dhe reformës administrative. Më pak stres, më pak humbje kohe dhe më shumë shërbim cilësor për qytetarët, ky është standardi që VLEN po vendos. Ky është vetëm fillimi i një administrate më të afërt, më të shpejtë dhe më të denjë për të gjithë.



