Trupat daneze urdhërohen të jenë gati në rast të një sulmi amerikan ndaj Grenlandës

Trupat e dërguara nga Kopenhageni në Grenlandë janë urdhëruar të jenë gati për të luftuar në rast se Shtetet e Bashkuara të Amerikës sulmojnë këtë territor autonom të Danimarkës, raporton shërbimi publik danez DR.

Sipas DR-së, një urdhër ushtarak danez i lëshuar javën e kaluar deklaroi se ushtarët në Groenlandë duhet të pajisen me municion të vërtetë.

DR njoftoi se urdhri përshkruan një “operacion shumëfazor”, i cili përfshin mundësinë e vendosjes së mëvonshme të ushtarëve dhe kapaciteteve ushtarake shtesë.

Shërbimi publik nuk dha detaje mbi planet, shkruan Guardian.

Ndërkohë, kryeministrja daneze Mette Frederiksen mbërriti në Nuuk të Grenlandës, ku do të bisedojë me udhëheqësin e atij territori autonom, Jens-Frederik Nielsen.

Pritet që ajo ta njohë atë me detajet e bisedimeve që zhvilloi më herët sot me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte, në një përpjekje për të gjetur një rrugë përpara në dritën e interesit të vazhdueshëm të Presidentit të SHBA-së Donald Trump për Grenlandën.

Në deklaratat publike gjatë 48 orëve të fundit, si Frederiksen ashtu edhe Nielsen theksuan vazhdimisht se integriteti territorial dhe sovraniteti mbeten “vijat e kuqe” të tyre në të gjitha diskutimet me SHBA-në, duke vënë në dukje se janë të hapur për diskutime mbi forcimin e sigurisë së rajonit të Arktikut.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button