Gërvalla në Stamboll takoi kryediplomatin turk Hakan Fidan

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, është takuar sot në Stamboll me Ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan.

Takimi u zhvillua në kuadër të Takimit të Dytë të Ministrave të Jashtëm të Platformës së Paqes së Ballkanit (Balkan Peace Platform II), i cili po mbahet sot në Stamboll.

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Turqisë njoftoi se takimi u realizua në margjinat e këtij forumi, ku u diskutuan çështje me interes të përbashkët, bashkëpunimi rajonal dhe zhvillimet aktuale në Ballkan.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button