Mucunski takohet me homologun turk Hakan Fidan

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan zhvilloi takime në kuadër të Takimit të Dytë të Platformës së Paqes për Ballkanin, që u mbajt në Stamboll.. Fidan u takua me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë në Maqedoninë e Veriut, Timço Mucunski.

“Ministri i Jashtëm Hakan Fidan u takua me Timço Mucunskin, Ministër i Punëve të Jashmte dhe Tregtisë në Maqedoninë e Veriut, në margjinat e Takimit të Dytë të Ministrave të Jashtëm të Platformës së Paqes për Ballkanin, në Stamboll”, shkruan Ministria e Punëve të Jashtme në Turqi.
Paraprakisht, Fidan takoi ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë, Donika Gërvalla-Schwarz, si dhe me Ministren e Evropës dhe të Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button