Si po reagojnë palestinezët ndaj “Bordit të Paqes”?

Manal al-Qouqa, një nënë e zhvendosur nga Gaza, tha se “i ashtuquajturi këshill paqeje për të cilin flasin nuk ekziston në realitet”.

“Sa herë që ata shpallin diçka në lidhje me popullin palestinez, vuajtjet tona vetëm sa shtohen”, tha ajo.

“Për çfarë paqeje po flasin, kur në terren nuk ka as paqe dhe as siguri? Ne po jetojmë një tragjedi të vërtetë. Do të doja të ishte si Nakba e vitit 1948 që e kemi përjetuar dikur, kjo është një Nakba e re, moderne, e avancuar në çdo aspekt të jetës. Nuk ka as nevojat më bazike për të jetuar”.

Suhail al-Hanawi, një tjetër palestinez i zhvendosur, tha se Netanyahu dhe Trump, të dy pjesë e bordit, “janë ata që qëndrojnë pas luftërave në mbarë botën”.

“Sa i përket Bordit të Paqes dhe nesh, të zhvendosurve në kamp, nuk ka asgjë konkrete që të na bëjë të ndiejmë se diçka do të rregullohet realisht apo se vuajtjet tona do të lehtësohen”. /Al Jazeera/

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button