Vërshime dhe stuhi godasin Greqinë, humbin jetën dy persona

Vërshime dhe stuhi e kanë goditur Greqinë ndërsa situata më problematike regjistrohet në jug të Atikës. Kushtet e vështira të motit kanë rezultuar fatale për dy persona të cilët humbën jetën nga moti i keq. Një grua 56-vjeçare humbi jetën pasi u rrëmbye nga ujërat e rrëmbyeshme të shiut.

56-vjeçarja mësohet se po kthehej në shtëpi nga puna. Ajo u përpoq të kalonte rrugën kur mjeti i saj u rrëmbye nga uji. Viktima mbeti e bllokuar dhe zjarrfikësit nuk arritën ta gjenin gjallë.

Një roje bregdetar 53-vjeçare humbi jetën në krye të detyrës. Sipas Rojës Bregdetare, ai ishte në patrullim këmbësor në port kur një valë e fortë e rrëmbeu. Ai mori një dëmtim të rëndë në kokë që rezultoi fatal.

Pamjet e publikuara nga mediat vendase tregojnë rrugë të mbushura me gurë dhe të “pushtuara” nga rrjedha e ujit.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button