Sot pritet zgjedhja prokurorit të ri të PTHP-së së Shkupit

Këshilli i Prokurorëve Publikë ka planifikuar të mbajë sot seancën e 36-të, në rendin e ditës të së cilës, ndër të tjera, është miratimi i vendimit për zgjedhjen e një prokurori publik themelor të Prokurorisë Publike Themelore të Shkupit.
Pesë kandidatë janë në garë për kreun e ri të Prokurorisë Publike të Shkupit, përfshirë kryetarin aktual të kësaj prokurorie, Gavril Bubevski, një ish-anëtar i PSP-së që u shpërbë për shkak të korrupsionit.
Përveç Bubevskit, kandidatë për kreun e PTHP-së të Shkupit janë Tanja Trajçevska, Anel Fidoski, Dejan Petreski dhe Spasenka Andonova.



