Ministri i Jashtëm hungarez: Grenlanda “nuk është çështje e BE-së”

E ardhmja e Grenlandës nuk është çështje e Bashkimit Evropian dhe Hungaria ka treguar se nuk do të mbështesë një deklaratë të përbashkët të BE-së , u tha gazetarëve sot Ministri i Jashtëm hungarez Péter Szijjártó gjatë një vizite në Pragë.
“Ne e shohim këtë si një çështje dypalëshe që mund të zgjidhet përmes bisedimeve midis dy palëve. Nuk mendoj se është një çështje e BE-së”, tha Szijjarto, pasi Presidenti i SHBA-së Donald Trump shtoi përpjekjet e tij për të marrë kontrollin e Grenlandës nga Danimarka, një anëtare e BE-së dhe NATO-s.
Presidenti i SHBA ka kërcënuar të vendosë tarifa për importet nga tetë vende evropiane derisa të arrihet një marrëveshje për t’ia shitur Grenlandën Shteteve të Bashkuara.
Trump në një intervistë për NBC News kritikoi udhëheqësit evropianë që i kanë rezistuar përpjekjeve të tij për të blerë Grenlandën, të cilën ai e thotë se është thelbësore për mbrojtjen e sigurisë kombëtare nga kërcënimet e jashtme.



