Deklarata amerikane e vitit 1916 për moskundërshtimin e pozicionit të Danimarkës mbi Grenlandën

Synimi i presidentit amerikan, Donald Trump për ta marrë nën kontroll ishullin më të madh në botë, Grenlandën, ka shkaktuar reagime të Danimarka, pjesë e së cilës është ishulli, dhe te të gjitha shtetet e tjera evropiane.

Mirëpo, një deklaratë diplomatike amerikane e vitit 1916 tregon një marrëveshje me të cilën Shtetet e Bashkuara të Amerikës kishin blerë Ishujt Danezë të Indive Perëndimore, tani të njohur si Ishujt e Virgjër të SHBA-së, nga Danimarka.

Deklarata përcakton se “në ditën kur SHBA-ja dhe Danimarka po vazhdojnë nënshkrimin e konventës për transferimin e Ishujve Danezë të Indive Perëndimore te SHBA-ja, sekretari amerikan i Shtetit (nënshkruesi) deklaron se Qeveria e SHBA-së nuk do të kundërshtojë nëse Danimarka zgjeron interesat e saja politike dhe ekonomike në të gjithë Grenlandën”.

Sipas deklaratës, SHBA-ja ka blerë Ishujt e Virgjër nga Danimarka dhe, në këmbim, SHBA-ja njeh zyrtarisht pozicionin e Danimarkës në Grenlandë dhe pranon të mos e sfidojë atë.

Në fillim të viteve 1900, statusi i Grenlandës ishte i ndjeshëm gjeopolitikisht dhe fuqitë e mëdha e ndiqnin me vëmendje territorin arktik.

Danimarka kërkonte një garanci të qartë se SHBA-ja nuk do ta vinte nën dyshim konsolidimin e autoritetit danez mbi Grenlandën.

Prandaj, shteti nordik kishte marrë një deklaratë amerikane të moskundërshtimit apo njohjes, të lidhur drejtpërdrejt me traktatin për Ishujt e Virgjër.

Ishte nënshkruar një traktat ku Danimarka i shiti ishujt te SHBA-ja, ndërsa në këmbim SHBA-ja njohu sovranitetin e Danimarkës mbi të gjithë Grenlandën.

SHBA-ja e njohu kontrollin e Danimarkës mbi Grenlandën nëpërmjet një deklarate të ndarë të lidhur me traktatin e vitit 1916.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button