Uashingtoni mund të heqë të gjitha kamerat e trafikut – si e justifikojnë zyrtarët e shtetit vendimin

Departamenti i Transportit i qytetit të Uashingtonit po planifikon të heqë kamerat e trafikut, përfshirë ato për shpejtësi, drita të kuqe dhe shenja ndalimi.
Nëse masa miratohet, ajo mund të hyjë në fuqi deri në fund të vitit.
Kamerat për kalimin në semafor me të kuqe u vendosën për herë të parë në vitin 1999, ndërsa më pas u instaluan qindra të tjera për shpejtësi dhe shenja ndalimi. Aktualisht, në D.C. ka 546 kamera, me gjoba që variojnë nga 100 deri në 500 dollarë.
Projekt-dokumenti i dërguar në Shtëpinë e Bardhë propozon ndalimin e kamerave si pjesë e ligjit të ardhshëm për transportin.
Kritikët e këtij plani argumentojnë se kamerat shërbejnë më shumë për të gjeneruar të ardhura sesa për sigurinë publike; vetëm në vitin 2025, ato sollën 267,3 milionë dollarë.
Nga ana tjetër, kryetarja Muriel Bowser thekson se kamerat janë të domosdoshme për shpëtimin e jetëve dhe ruajtjen e sigurisë, duke paralajmëruar se heqja e tyre do të shkaktonte mungesë prej miliardë dollarësh.
Disa anëtarë të këshillit të qytetit paralajmërojnë gjithashtu se pa kamera, policia do të kishte më shumë barrë për zbatimin e ligjit dhe burimet do të ishin të mbingarkuara.



