Shtatë të vdekur në të shtëna masive pranë Cape Town

Shtatë persona u vranë dhe tre u plagosën nga të shtënat masive në vendbanimin informal të Marikana në komunën e Phillippi, në zonën Cape Flats pranë Cape Town, njoftoi sot policia e Afrikës së Jugut, duke shtuar se sulmi, sipas rezultateve paraprake të hetimit, ndoshta kishte të bënte me një grabitje.

Shërbimi Policor i Afrikës së Jugut (SAPS) deklaroi në një deklaratë se një grua dhe gjashtë burra të moshës midis 30 dhe 50 vjeç u vranë në të shtënat, shkruan gazeta amerikane Barons sot.

“Të dyshuarit ikën nga vendi i ngjarjes dhe deri më tani askush nuk është arrestuar”, tha policia, duke shtuar se ka nisur një kërkim i gjerë dhe hetimi është duke vazhduar.

Sulmi është i fundit në një seri të shtënave masive që kanë tronditur Afrikën e Jugut, një vend me rreth 63 milionë banorë që përballet me probleme kronike të krimit dhe korrupsionit, shpesh të lidhura me rrjetet e krimit të organizuar, tha gazeta amerikane.

Sipas të dhënave të policisë, në periudhën korrik-shtator të vitit të kaluar, mesatarisht 63 persona vriteshin në ditë në atë vend.

Gjatë dhjetorit, 24 persona, përfshirë disa fëmijë, u vranë në dy sulme masive të ndara, në një hostel dhe një bar.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button