Protesta në Danimarkë kundër Trumpit

Një protestë ka nisur në Kopenhagë si pjesë e një serie veprimesh të planifikuara nëpër Danimarkë dhe Grenlandë në shenjë proteste kundër presidentit amerikan dhe planit të tij për të marrë kontrollin mbi Grenlandën.
Plani i protestuesve të shtunën është të marshojnë drejt Ambasadës amerikane në kryeqytetin danez. Tubime të tjera janë planifikuar gjatë ditën në Grenlandë, raportoi Guardian.
“Ne po protestojmë kundër deklaratave dhe ambicieve amerikane për të aneksuar Grenlandën. Ne kërkojmë respekt për Danimarkën dhe të drejtën e Grenlandës për vetëvendosje. Shpresojmë të tregojmë se ka shumë prej nesh që e mbështesin Grenlandën”, ka thënë Camilla Siezing, kryetare e shoqatës Inuit.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka insistuar vazhdimisht se do kontrollin mbi Grenlandën me arsyetimin se ka rrezik sulmi nga Kina dhe Rusia, dhe se ajo e vetme nuk mund të mbrohet. Grenlanda është shprehur prerë kundër kësaj ideje, ashtu si edhe Danimarka, por edhe shtetet evropiane.



