Shkëndija përballet me Samsunsporin

Skuadra kampione e Maqedonisë së Veriut, Shkëndija e Tetovës, ka mësuar kundërshtarin e saj në plejofin e fazës nokaut të Ligës së Konferencës. Në shortin e tërhequr të premten në Nyon të Zvicrës, Shkëndija do të përballet me Samsunsporin turk.
Ndeshja e parë do të zhvillohet më 19 shkurt në Shkup, ndërsa takimi kthyese luhet më 26 shkurt në Turqi. Për Shkëndijën, kjo është debutimi historik në këtë garë europiane.
Në fazën e ligës, Shkëndija u rendit e 22-ta me shtatë pikë, ndërsa Samsunspori i 12-ti kishte 10 pikë.
Në rast të kalimit të turqve, kampionia maqedonase do të përballet në 1/8 e finales me fituesin e ndeshjes Shakhtar Donetsk – Rayo Vallecano, duke nisur gjithashtu si vendas.



