Sali: Mbështetja e Francës mbetet kyçe për avancimin e reformave dhe integrimin evropian

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bekim Sali, ka zhvilluar një takim të rëndësishëm me Ambasadorin e Francës në Maqedoninë e Veriut, z. Christophe Le Rigoleur, ku në fokus kanë qenë procesi i integrimit evropian dhe prioritetet reformuese të vendit.

“Takim i rëndësishëm me Ambasadorin e Francës në Maqedoninë e Veriut, z. Christophe Le Rigoleur”, ka shkruar Sali, duke bërë të ditur se gjatë bisedës janë trajtuar çështje kyçe për të ardhmen evropiane të vendit. Sipas tij, “diskutuam për procesin e integrimit evropian, prioritetet reformuese dhe thellimin e bashkëpunimit dypalësh”.

Zëvendëskryeministri i parë ka vlerësuar lart rolin dhe mbështetjen e Francës në këtë proces, duke theksuar rëndësinë e saj për forcimin institucional. “Mbështetja e Francës për rrugëtimin evropian të vendit tonë mbetet e çmuar dhe e rëndësishme për avancimin e reformave dhe përforcimin e institucioneve”, ka theksuar Sali.

Ai ka nënvizuar se bashkëpunimi me Francën do të vazhdojë të intensifikohet, me synim përshpejtimin e reformave dhe afrimin e vendit drejt standardeve evropiane, në përputhje me angazhimet strategjike të Qeverisë për integrimin në Bashkimin Evropian.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lexo gjithashtu
Close
Back to top button