Sorensen: Duhet të sigurohemi që të dyja palët Kosovë-Serbi të ulen dhe të bisedojnë

Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen ka thënë se pret konstituim të shpejtë të Kuvendit të Kosovës dhe formim të qeverisë së re, pas zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 28 dhjetor 2025, raporton Anadolu.

Në një deklarim pas takimeve që ka pasur me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani, Sorensen tha se “kemi shpresë që 2026 të na japë atë që nuk na dha 2025-a”.

“Prandaj kam nisur punën këtu me udhëtim dhe në Beograd më vonë”, ka thënë ai.

Sorensen tha se qëllimi i tij është që t’i bindë palët të ulen e të bisedojnë dhe të gjejnë dakordim për çështje të caktuara.

“Ajo që do të bëjmë është ajo që na është kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare, me ndërmjetësin e dialogut: të sigurohemi që dy palët të ulen dhe të bisedojnë. Pra, do të duhet të gjejmë një mënyrë që kjo të ndodhë. Përfaqësuesja e Lartë i ka vizituar si Beogradin ashtu edhe Prishtinën vitin e kaluar. Aty kemi pasur zotime se do të ketë një takim, kur të jetë momenti i duhur. Ajo do ta thërrasë takimin, palët do të marrin pjesë dhe më pas do të shohim se si do të zhvillohen gjërat. Por, mbetet të shihet”, shtoi ai.

Javë më parë, kryeministri në detyrë njëherësh kandidat për kryeministër edhe për një mandat qeverisës, Albin Kurti deklaroi se për të vazhduar dialogu Kosovë-Serbi duhet që Milan Radoiçiq i cili udhëhoqi grupin që kreu sulmin në Banjska të dorëzohet tek organet e sigurisë dhe drejtësisë në Kosovë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button