Afrim Gashi shpreh ngushëllime për tragjedinë në Zvicër ku humbën jetën 40 persona

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka shprehur ngushëllimet e tij, për tragjedinë në Zvicër, ku jetën e humbën 40 qytetarë dhe shumë të tjerë mbetën të plagosur.
“Në emër të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhe në emrin tim personal, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për tragjedinë e rëndë të shpërthimit në Zvicër, ku humbën jetën 40 qytetarë dhe shumë të tjerë mbetën të plagosur.
Në këtë moment të dhimbshëm, solidarizohemi dhe qëndrojmë pranë popullit dhe autoriteteve të Zvicrës, duke ofruar mbështetje të plotë për çdo ndihmë të mëtejshme.
Ngushëllime të thella për familjarët e viktimave, ndërsa të plagosurve u dëshirojmë shërim sa më të shpejtë dhe forcë për të përballuar këtë tragjedi”, ka shkruar Gashi.



