Zv/kryeministri Sali në ngjarjen e fundvitit të OEMVP-së: Presim rritje ekonomike dhe stabilitet në vitin e ardhshëm

Zv/kryeministri i parë i Qeverisë, Bekim Sali, ka marrë pjesë në ngjarjen e fundvitit të organizuar nga Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut – Perëndimore, ku ishte i shoqëruar nga funksionarë të koalicionit VLEN.

Në një status të publikuar në rrjetet sociale, Sali ka vlerësuar këtë takim si një mundësi për bashkëndarje momentesh festive dhe reflektim mbi zhvillimet ekonomike gjatë vitit që po mbyllet. “Sot patëm kënaqësinë të kalojmë disa momente festive së bashku me funksionarët e VLEN në ngjarjen e fundvitit të organizuar nga Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut – Perëndimore”, ka shkruar ai.

Zv/kryeministri i parë ka theksuar se, pavarësisht sfidave ekonomike globale dhe rajonale, institucionet kanë vepruar me përgjegjësi. “Gjatë vitit që po lëmë pas, sfidat ekonomike me të cilat u përball shteti ynë janë adresuar dhe menaxhuar me përgjegjësi institucionale”, ka deklaruar Sali.

Ai ka shprehur pritshmëri pozitive për vitin e ardhshëm, duke theksuar angazhimin e Qeverisë për rritje dhe stabilitet ekonomik. “Me projeksione pozitive dhe angazhim të vazhdueshëm, presim që viti i ardhshëm të shënojë rritje ekonomike dhe stabilitet të mëtejshëm, pavarësisht sfidave që mbeten përpara nesh”, ka përfunduar Sali.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button